Të shtunë në Baballoq do të mbahet ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit, Agron (Sadri) Gjocaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi të tij në Facebook, ka njoftuar se të shtunën më 21 shkurt 2026, në ora 13:00, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq, do të mbahet ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit, Agron (Sadri) Gjocaj, i rënë më 18.08.1998 në Trekufi.

Kjo ditë është një moment i veçantë kujtese dhe nderimi për sakrificën e tij dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.

Ftoj familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës, si dhe të gjithë qytetarët, që me pjesëmarrjen e tyre ta nderojmë veprën dhe idealin për të cilin ai u flijua, ka shkruar kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …