Hysni Hajdarmataj ka lindur, më 20 korrik 1955. U nda nga jeta, më 14 nëntor 2006. Është nga krahina e Bytyçit, një krahinë e njohur për besë, trimëri, bujari, sojni, për humor.
Familja e tij ka qenë e lidhur me LANÇ-in: Babai i tij, Shaban Sadiku luftoi kundër pushtuesit gjerman dhe vullnetarëve të Pashuk Bibës: Në Qafë Zogaj, në Zherkë, në minerat e kromit në verën e vitit 1944. Ai punoi në Zherkë, në Pac, në Kam e së fundi në Bajram Curr. Hysniu në këto vite ishte i ri, por kjo e ndihmoi të njihte më mirë bytyçasit, por edhe Malësinë e Gjakovës. Mbaroi shkollën mekanike. Punoi si mekanik në Spitalin e qytetit të Bajram Currit. Nuk mbaroi për aktor, por u bë i tillë në sajë të talentit e të punës së tij, të këmbënguljes për sukses. E ndihmoi edhe zhvillmi i artit e i kulturës në rrethin e Tropojës. Nga Tropoja dolën aktorë profesionistë si: Petrit Malaj, Sali Prengjoni, Gazmend Gjoka, Lirie Lushaj, Merita Gjyriqi, Afërdita Kolmakaj, Sokol Progni, aktorë amatorë si: Ali Mulaj, Azem Baliaj, Gjelosh Marku, Tomorr Doçi, Adem Pepniku, Hysni Hajdarmataj etj. Këngëtarët: Fatime Sokoli, Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Vjollca Hoxha, Shkurte Marku, kompozitorët: Skënder Dozhlani, Kol Susaj, Bashkim Gjyriqi, valltarët: Xhevahire Gashi, Bubë Mici, Hazir Rrustemi, Skënder Haklaj, Deli Metaliaj, Nafie Ferizi, Mirjeta Braha, Shkurtë Mrisha etj – janë krenaria jo vetëm e Malësisë së Gjakovës, por edhe e Shqipërisë.
Doli në këto vite edhe një brez talentesh në letërsi si: Ndoc Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Selim Aliaj, Mujë Buçpapaj, Jaho Margjeka etj, të cilët kontribuan në hartimin e teksteve dinjitoze të këngëve. Me punimet e tyre të një cilësie të lartë hapën ekspozita: Nazmi Hoxha, Isa Baliaj, Hajdar Danjolli, Abdulla Gjongjeci, Agim Nika. Në këto vite u ndërtuan Pallati i Kulturës në Bajram Curr, në Pac, në Kam, në Zogaj. Meritë për rritjen sasiore dhe cilësore të veprimtarive kulturore dhe artistike kanë drejtuesit e kulturës së rrethit: Hysni Prengzi, Idriz Bajrami, drejtori i Pallatit të Kulturës, Marash Mëhilli dhe regjizori i talentuar, Sali Prengjoni, i pari që mbaroi studimet për regjizurë. Në këtë mjedis të suksesshëm, inkurajues dhe mbështetës për talentet e reja, tepër miqësor e zhvilloi talentin e tij Hysni Hajdarmataj.
Humori është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurën dhe zbavitjen e publikut. Në psikologji, humori është gjendje emocionale. Ndryshe nga emocionet ose ndjenjat, humori ëshë më pak specifik, më pak intensiv dhe më pak i mundshëm për t’u filluar ose nxitur nga një stimul ose ngjarje e veçantë. Ka shumë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në humor dhe këta mund të çojnë në efekte pozitive ose negative.
Hysni Hajdarmataj, me anё tё humorit tё tij zbaviste njerёzit, u shkaktonte tё qeshura, por edhe komunikonte me ta dhe pёrcillte mesazhe tё rёndёsishme. Ai shkruante skeçe, ishte regjizor, por edhe luante vetё nё skenё. Gjithnjё ishte i qeshur e tё bёnte pёr tё qeshur edhe jashtё skenёs. Ishte i lindur pёr kёtё punё. Fliste ngadalё, i mendonte mirё fjalёt, i shoqёronte me lёvizjen e duarve dhe me mimikёn e fytyrёs. Njerёzit kishin nevojё pёr humor. Pёr shumё arsye nё vitet `80 ishin tё stresuar. Humori ul nivelin e stresit, pёrmirёson shpejt gjendjen emocionale, rrit lidhjen sociale, lehtёson, pёrmirёson komunikimin, zvogёlon ndjenjёn e vetmisё, nxit ndjeshmёrinё, rrit fuqinё e pёrballimit ndaj shqetёsimeve psikologjike, pёrmirёson funksionimin mendor. Ёshtё kjo arsyeja, qё kur Hysni Hajdarmataj me aktorё tё tjerё dilte nё skenё, salla mbushej plot e pёrplot dhe njerёzit mezi prisnin tё fillonte shfaqja. Humori i Hysni Hajdarmatajt pёrballё vёshtirёsive tё kohёs krijoi njё ndjenjё fuqie, duke iu mundёsuar njerёzve tё kalojnё sfidat me njё mentalitet pozitiv.
Në takimin e estradave në shkallë rrethi në vitin 1980, grupi i Spitalit me pjesën “Urgjencë estrada” me regji të Hysni Hajdarmatës e me muzikë të Skënder Dozhlanit mori Çmimin e dytë. U dalluan për interpretim në rolet e tyre: Adem Pepnika, Zeqir Mulgeci, Loreta Mehmeti, Mira Hajdari, Ajshe Biberi, Vera Gega, Lirie Progni, Sabrije Vllahi. Po në vitin 1984, grupi i Spitalit të Bajram Currit vuri në skenë premierën: “Cili është sëmurë?” Me libret të Azem Balisë dhe regjizurë të Hysni Hajdamatajt. Premiera: “Shënime nga viti`88”, me libret të Azem Balisë, regjizurë të Afërdita Kolmakës u shfaq tri herë në Bajram Curr, tri herë në Kukës dhe korri shumë sukses. U dalluan për interpretim aktorët: Afërdita Kolmaka, Azem Balia, Besnik Osma, Hysni Hajdarmataj, Gjelosh Marku, Petrit Hoxha dhe këngëtarët: Gëzim Nika e Vjollca Hoxha. Hysni Hajdarmataj ka luajtur në role kryesore te drama “Baca i Gjetajve”, rolin e Bajraktarit dhe te drama “Familja e peshkatarit” dhe “Kush e solli Doruntinën”. Gjithashtu, ai është aktivizuar edhe në Teatrin e Kukullave.
Cilat janë disa veçori të lojës aktoreske të Hysni Hajdarmatajt?
Në vitet `70-`90, në Tropojë dolën një grup vajzash e djemsh të talentuar në fushën e aktrimit. Kjo i dha një impuls të ri zhvillimit të estradës dhe të teatrit. Pa aktorë nuk ka as estradë, as teatër, as filma. Secili nga këta talente krijoi individualitetin e tij. Kështu ndodhi edhe me Hysni Hajdarmatajn:
- E dashuronte skenën. Punoi shumë, dallohej për shijen e hollë deri në hartimin, gjetjen dhe përshtatjen e anekdotave.
- Nuk ka gjë më të lehtë se të bësh për të qeshur ata njerëz që kanë dëshirë për të qeshur. Tropojanët për shumë e shumë arsye e kishin këtë dëshirë. Hysniu me grupin e këtyre djemve e vajzave e realizoi me sukses këtë mision.
- Te ai binte në sy freskia dhe origjinaliteti i subjekteve, hulumtimi i materialit artistik, i personazheve, hulumtimi mbi edhe vetë jetën, studimi i tipave, i ngjarjeve, i kohës dhe aftësia për të bërë përgjithësime.
- Dhënia e figurës së plotë, në të gjithë aspektet e saj, individuale dhe shoqërore, si një e tërë. Rëndësi ka jo vetëm materiali humoristik, por edhe mënyra se si tregohet, përfitimi nga humori i njerëzve të thjeshtë. E këtu merr një rëndësi të veçantë plastika e rolit, e cila është refleks dhe shprehje e drejpërdrejtë e psikikës. Pa një plastikë individauale karakterizuese nuk mund të këtë figurë individuale karakterizuese. Plastika ndihmon në kapjen e thelbit të rolit. Kjo përbën mjetin kryesor shprehës komunikativ. Rëndësi ka edhe të vepruarit me fjalë, me sytë, me gjestet, me mimikën, me gjithçka. Me heshtje, me sy shpreh shumë më tepër se me fjalë. I kishte të lindura këto reflekse dhe institkte Hysni Hajdarmataj, por edhe i zhvilloi më tej me punën e tij të përditshme.
- Hysni Hajdarmataj u shqua edhe si regjizor. Tek ai gjejmë në unison mendimin e përgjithshëm regjizorial të spektaklit me skenografinë dhe muzikën, një thirrje të brendshme, një impuls ideoemocional, të përfituar si regjizor. Regjizori është artist, mendon fugurativisht. Në mendjen e tij vërtitet papushim pyetja: Përse e vëmë në skenë këtë vepër? Si do të bëhet përzgjedhja e aktorëve? Platforma regjizoriale nuk është vetëm shfaqja, por parashtrimi, përfytyrimi, projektimi i saj i ardhshëm. Ka një udhë të gjatë pune këmbëngulëse nga platforma te premiera. Lëviz e ndryshon shpesh mendimi. Stili i regjizorit s’ka sesi të mos reflektohet dhe të mos ndikojë në mëshirimin skenik të veprës dramatike. Ai ndikon në krijimin e një loje ansambël si cilësi e veçantë. Janë këto arsyet që spektatori e ndiqte në një heshtje të plotë lojën e tij, pastaj shpërthente në duartrokitje të forta, kur skeçi apo pjesa teatrale mbaronte.
Puna e këtyre artistëve të veçantë duhet evidentuar dhe vlerësuar… me dhënie titulli “Qytetar Nderi”, me dhënien e dekoratave, me organizimin e veprimtarive përkujtimore për ta. U duhet bërë thirrje institucioneve përkatëse që t’i vlerësojnë sa janë gjallë këta artistë dhe puna e tyre të evidentohet në botime të veçanta. Kështu këta nuk harrohen. Harresa për ngjarje dhe persona të rëndësishëm të artit e të kulturës është e dëmshme dhe e papranueshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
