BDI kritikon kryetarin e Shkupit: Injorimi i shqipes cenon barazinë kushtetuese

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj aktivitetit të organizuar nga kryetari i Shkupit, Orce Gjeorgjievski, me rastin e 100 ditëve të para të mandatit të tij, duke ngritur shqetësime për mungesën e përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas BDI-së, Shkupi është qytet zyrtarisht dygjuhësh dhe përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha aktivitetet publike dhe institucionale nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor që buron nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit. Integristët vlerësojnë se çdo organizim publik që anashkalon gjuhën shqipe përbën shkelje të të drejtave të shqiptarëve dhe dëmton parimin e barazisë ndëretnike në vend. BDI ka kërkuar respektim të plotë të statusit zyrtar të gjuhës shqipe, duke u bërë thirrje institucioneve që të garantojnë përfaqësim të drejtë dhe trajtim të barabartë të shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale të kryeqytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …