Në Baballoq u bë ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit, Agron (Sadri) Gjocaj

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq, me nderime të thella është bërë ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit, Agron (Sadri) Gjocaj.

“Agroni ishte ndër luftëtarët e përkushtuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë në vijën e parë të frontit në Zonën e Dukagjinit. I rritur në frymë të lartë atdhetare, ai bashkë me familjarët e tij iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke dhënë kontribut të çmuar në luftën për liri, deri në rënien e tij heroike më 18 gusht 1998, te trekufiri.

Sakrifica e tij dhe e të gjithë dëshmorëve është themeli mbi të cilin qëndron liria jonë. Sot, ai prehet pranë bashkëluftëtarëve të tij, në vendin e nderit që i takon.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …