Kryetari Ramosaj ka pritur në takim z. Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një njoftimi të tij në Facebook, se ka pritur në takim z. Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ka shkruar Ramosaj është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Deçanit dhe UNDP-së, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm lokal, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, fuqizimin e të rinjve dhe mbështetjen e iniciativave që nxisin zhvillimin ekonomik.

Falënderoj z. Queiros dhe UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tyre ndaj komunave dhe qytetarëve të Kosovës, thuhet në postimin e kryetarit Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkëpunimi që sjell rezultate

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka pritur të premtën në takim në …