Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij mundësin e talentuar Endrit Krasniqi, me ç’rast u shpreh krenar për sukseset e rinisë së komunës së Skenderajt, si në mundje ashtu edhe në sportet e tjera.
ENDRIT KRASNIQI nga Klubi i Mundjes “Rinia e Drenicës” u shpall mundësi më i mirë i Turneut të XIV Ndërkombëtar “Pavarësia”, në kategorinë 54 kg.
Ky turne u oganizua për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Federata e Mundjes së Kosovës, në Han të Elezit, Në Turneun e XIV Ndërkombëtar “Pavarësia”morën pjesë 130 mundës dhe mundëse nga Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.