Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj të martën i ndau Mirënjohjen e Qytetit, gazetarit, Lorenc Shehu, me motivacionin: “për kontributin e jashtëzakonshëm në afirmimin e personaliteteve të shquara shqiptare dhe vlerave që ata përfaqësojnë gjithandej në trojet shqiptare.”
“Sot pata kënaqësinë dhe nderin të ndaj Mirënjohjen e Qytetit për gazetarin Lorenc Shehu, me motivacionin: “për kontributin e jashtëzakonshëm në afirmimin e personaliteteve të shquara shqiptare dhe vlerave që ata përfaqësojnë gjithandej në trojet shqiptare.”
Puna e tij profesionale ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i kujtesës, identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare, duke sjellë në vëmendje figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kulturën shqiptare.
Komuna jonë vlerëson lart angazhimin, përkushtimin dhe misionin fisnik të gazetarëve që me fjalën dhe veprën e tyre i shërbejnë së vërtetës dhe vlerave tona.
Urime dhe mirënjohje e thellë për këtë kontribut të çmua”, ka shkruar në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.