Drejtoresha e Arsimit në Malishevë takoi drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi i drejtorisë, ka mbajtur sot një takim pune me drejtorët e shkollave të komunës, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në menaxhimin e institucioneve arsimore.

“Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për punën që bëni në drejtimin e shkollave. Së bashku do të angazhohemi maksimalisht për realizimin e detyrave dhe objektivave tona. Jam e bindur se, me bashkëpunim, do t’ia dalim”, u shpreh drejtoresha Krasniqi.

Gjatë takimit, ajo foli edhe për sfidat që hasen në punën e përditshme. Duke u ndalur te mungesat e paarsyeshme, theksoi se nuk do të tolerohet asnjë mungesë pa arsye dhe se synimi i përbashkët është zvogëlimi i mungesave të nxënësve, të cilat mbeten një ndër sfidat kryesore.

“Aty ku kemi mangësi, do t’i përmirësojmë, në mënyrë që të mos ketë pengesa në procesin e mësimdhënies dhe në rritjen e cilësisë”, shtoi ajo.

Në vijim, drejtoresha Krasniqi dhe shefi i drejtorisë, Sabit Berisha, zhvilluan një bashkëbisedim me drejtorët e shkollave, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve dhe çështjeve të ngritura prej tyre.

Në fund, drejtoresha Krasniqi, i ka uruar të gjitha shkollat në prag të shënimit të “Epopesë së UÇK-së” dhe 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Kryetari Rama thotë se ka ftuar të gjitha partitë për koalicion, dhe pret përgjigjjen e tyre

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është në komunikim me paritë …