U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha

Në ambientet e Komunës së Malishevës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha, për realizimin e projektit “Fuqizimi i grave sipërmarrëse në Kosovë”.

Ky memorandum shënon fillimin e bashkëpunimit institucional për mbështetjen dhe avancimin e rolit të grave në fushën e ndërmarrësisë, me fokus në krijimin e mundësive të reja ekonomike, trajnime profesionale, mentorim dhe qasje në financim.

Projekti do të zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus Kosovë, me qëllim të fuqizimit ekonomik të grave dhe rritjes së pjesëmarrjes së tyre në tregun e punës dhe në zhvillimin lokal.

Kryetari Kastrati theksoi se Komuna e Malishevës mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat që kontribuojnë në barazi gjinore dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa drejtori Hoxha vlerësoi bashkëpunimin me institucionet lokale si kyç për suksesin e projektit.

Ky memorandum pritet të hapë rrugë për iniciativa konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e pozitës ekonomike të grave në nivel lokl, theksoi koordinatorja, Valentinë Krasniqi – Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Kryetari Rama thotë se ka ftuar të gjitha partitë për koalicion, dhe pret përgjigjjen e tyre

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është në komunikim me paritë …