Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka konfirmuar se vendi është në fazën përgatitore për dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, në kuadër të një force stabilizuese të autorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës 2803. Kosova ka shprehur zyrtarisht gatishmërinë për të kontribuar në këtë mision shumëkombësh, ndërsa takimi i parë koordinues është mbajtur në Doha. Me miratimin e kryeministrit Albin Kurti, në forum ka marrë pjesë komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari. Aktualisht po ndiqen procedurat ligjore dhe institucionale për dërgimin e trupave, ndërsa vendimi përfundimtar do të kalojë për miratim në Qeveri, Kuvend dhe te Presidentja. Ministria e vlerëson këtë angazhim si vendim strategjik dhe dëshmi të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
