Kryetari Haliti inspekton punimet në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit dhe hapësirat e reja për arsimin profesional

Kryetari i Komunës, z. Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar dhe inspektuar nga afër zhvillimin e punimeve në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit, si dhe rregullimin e kabineteve të reja që do të shërbejnë për përgatitjen e të rinjve me kompetenca të avancuara për ekonominë e tregut.

Ky projekt përfshin krijimin e hapësirave moderne mësimore dhe praktike, të cilat do të shfrytëzohen drejtpërdrejt nga Shkolla e Mesme Profesionale, duke forcuar ndërlidhjen mes arsimit dhe tregut të punës. Në kuadër të këtij investimi janë duke u funksionalizuar kabinete të makinerisë, elektros, teknologjisë ushqimore, si dhe hapësira në fushën e bujqësisë, përfshirë edhe qendrën inovative për bujqësi, akademinë e teknologjisë informative, sektorin e tekstilit dhe funksione të tjera në mbështetje të ndërmarrësisë.

Po ashtu, pranë këtij kompleksi është duke u ndërtuar edhe palestra e dytë sportive shkollore, e cila do t’i shërbejë Shkollës së Mesme “Kuvendi i Lezhës”, ndërsa palestra ekzistuese do të rivitalizohet dhe do të marrë destinim të ri kulturor. Paralelisht, janë duke u përgatitur edhe hapësirat për shkollën e muzikës, si dhe parkingjet përcjellëse, duke krijuar kështu një kompleks modern arsimor, sportiv dhe kulturor në shërbim të të rinjve.

Komuna mbetet e përkushtuar që përmes investimeve konkrete të krijojë kushte sa më të mira për arsim, zhvillim profesional dhe perspektivë për gjeneratat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha

Në ambientet e Komunës së Malishevës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, …