Daut Haradinaj: AAK ende pa ftesë për diskutime për zgjedhjen e presidentit

Edhe në çastet e fundit vendimtare për zgjedhjen e presidentit, aktiviteti politik në Kuvend nuk ndalet. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i partisë së tij do të mbajë një diskutim të brendshëm për zhvillimet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Haradinaj theksoi se deri më tani nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga kryeministri për të diskutuar këtë çështje, ndërsa Grupi i tij ka qenë në pritje për një iniciativë të tillë. “Kemi qenë në pritje, por akoma nuk ka një ftesë. Grupi Parlamentar do të zhvillojë një diskutim të brendshëm për të përcaktuar qëndrimin e tij,” tha ai. I pyetur për emrin e mundshëm të kandidatit të Vetëvendosjes, Andin Hoti, Haradinaj u shpreh se nuk mund të komentojë mbi spekulime, përderisa nuk janë depozituar ende 30 nënshkrime të nevojshme për formalizimin e kandidaturës. Ai nënvizoi se vendimi i AAK-së do të merret brenda strukturave të partisë, në mënyrë të koordinuar dhe transparente.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: A menduat se Kurti ua jep presidencën?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar qëndrimet e partive opozitare lidhur me …