Ramush Haradinaj: Lavdi familjes emblematike Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë

Në përkujtim të Epopesë së UÇK-së, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se kjo ngjarje historike është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit. Haradinaj ka thënë se kjo periudhë rikthen në kujtesën kolektive emrat e atyre që u flijuan për liri, përfshirë invalidët e luftës, veteranët dhe të pagjeturit në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka kujtuar në mënyrë të veçantë komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, i cili së bashku me familjen e tij u përball me forcat serbe në Prekaz, duke u bërë simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. “Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së”, ka përfunduar Haradinaj në mesazhin e tij për këtë përvjetor të rëndësishëm historik.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …