Ferizaj nis zyrtarisht rrugëtimin për “Qytet Evropian i Sportit 2027”

Ferizaj ka hedhur hapin e parë drejt synimit për t’u shpallur “European City of Sport 2027”, duke nisur zyrtarisht bashkëpunimin me ACES Europe – organizata që vlerëson dhe akordon këtë titull në nivel evropian.

Sot, u.d. Udhëheqësi i Sektorit të Sportit, Alban Hoxha, zhvilloi një takim online me përfaqësuesit e ACES Europe, përmes të cilit u diskutua për kriteret dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në muajt në vijim. Ky takim shënon fillimin e një procesi disa mujor, i cili do të përfshijë vlerësimin e plotësimit të standardeve të kërkuara për përzgjedhjen si “European City of Sport 2027”.

Në kuadër të këtij projekti sfidues, brenda Sektorit të Sportit (DKRS) do të krijohet një ekip i specializuar, i cili do të angazhohet në:

• Plotësimin e të gjitha kritereve strikte të kërkuara nga ACES;

• Koordinimin e projekteve të ardhshme sportive sipas standardeve evropiane;

• Prezantimin e potencialeve dhe infrastrukturës sportive të Ferizajt.

Po ashtu, në të ardhmen e afërt pritet që një ekip i ACES Europe të vizitojë Ferizajn për të parë nga afër kushtet, organizimin dhe zhvillimin e sportit në qytet.

Në këtë takim morën pjesë:

• Berislav Çizhmek – Partner dhe koordinator i ACES për Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën;

• Granit Rugova – Delegat i ACES për Kosovë.

Ky aplikim konsiderohet një mundësi e rëndësishme për promovimin e sportit, rritjen e investimeve në infrastrukturë sportive dhe fuqizimin e imazhit të Ferizajt në arenën evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për aplikim për familjet me nevojë në territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Malishevë dhe Organizata Qatar Charity, në kuadër të …