Komuna e Ferizajt dhe N.P.L. “Ambienti” Sh.A nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënkryetari i Komuna e Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin e N.P.L. “Ambienti” Sh.A. Arton Gavazi.

Kjo marrëveshje ka për qëllim përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet dhe në fshatra, duke siguruar një ambient më të pastër dhe më të rregullt për të gjithë qytetarët.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet:

Mirëmbajtja e rregullt e hapësirave publike

Kujdesi ndaj ambientit urban dhe rural

Përmirësimi i kushteve për qytetarët

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, N.P.L. “Ambienti” Sh.A do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve, duke garantuar hapësira të pastra, të rregullta dhe të mirëmbajtura gjatë gjithë vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për aplikim për familjet me nevojë në territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Malishevë dhe Organizata Qatar Charity, në kuadër të …