Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Malishevë dhe Organizata Qatar Charity, në kuadër të marrëveshjes së arritur me nr. 01/1413, të datës 18.12.2025, do të bëjnë implementimin e projektit në sektorin e bujqësisë për familjet me nevojë në territorin e Komunës së Malishevës.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Thirrjen pë aplikim do të mbështet Projektet:
Shoqëri bletësh me 8 (tetë) koshere bletë;
Moto-kultivator;
Inkubator për shpezëtari.
Qëllimi i këtij projekti është përkrahja e familjeve në nevojë përmes fuqizimit ekonomik dhe zhvillimit të veprimtarive bujqësore, duke krijuar mundësi për të ardhura të qëndrueshme dhe vetëpunësim.
Të drejtë aplikimi kanë familjet që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Për informata shtesë rreth kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm, aplikuesit mund të drejtohen pranë Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës.
Afati për aplikim ësht prej dates 05-03-2026 deri me datën 20-03-2026 ora 16:00
Në shërbim të fermerëve dhe familjeve në nevojë.