Gara e skitarisë “Bjeshka e Madhe 2026”, do të mbahet më 15 mars në zemër të Bjeshkëve të Nemuna, në Deçan

Me shumë entuziazëm komuna e Deçanit po i jep formë garës së skitarisë “Bjeshka e Madhe 2026”, e cila do të mbahet më 15 mars në zemër të Bjeshkëve të Nemuna, në Deçan.

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Nënkryetari Sami Cacaj, ka zhvilluar një takim me Këshillin Organizativ, ku diskutuan për të gjitha përgatitjet dhe organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive. Gara organizohet në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë së Kosovës, duke garantuar standarde të larta organizimi dhe një konkurrencë dinjitoze.

Komuna fton të gjithë sportdashësit, të rinjtë dhe qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj dite të veçantë sportive në bjeshkët tona madhështore.

Më 15 mars, Deçani bëhet shtëpia e sporteve dimërore. Ju presim të gjithëve, thuhet në postimin e kryetarit Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe N.P.L. “Ambienti” Sh.A nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënkryetari i Komuna e Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Alberton …