Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka kujtuar rënien heroike të komandantit legjendar të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Adem Jashari, dhe të anëtarëve të familjes së tij në Prekaz, në kuadër të përvjetorit të Epopeja e UÇK-së. Balla vlerësoi se sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës mbetet një simbol i fuqishëm i qëndresës, guximit dhe dashurisë për atdheun. “Sot përkujtojmë një nga momentet më të dhimbshme dhe më heroike të historisë së Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar: rënien heroike të Adem Jasharit dhe të anëtarëve të familjes së tij në Prekaz. Sakrifica e tyre sublime për lirinë e Kosovës mbetet një simbol i qëndresës, guximit dhe dashurisë për atdheun. Ata u flijuan për idealin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, duke hyrë përgjithmonë në historinë tonë si dëshmorë të pavdekshëm të kombit shqiptar”, ka shkruar ai. Tutje, ai bëri të ditur se në nderim të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, dhe të gjithë anëtarëve të familjes së tij që ranë dëshmorë për liri, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
