U bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Në këto homazhe morën pjesë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, Nënkryetari Fadil Nura, Kryesuesja e Kuvendit Komunal Adelina Spahiu, zyrtarë komunalë, kryesia e PDK-së e udhëhequr nga Kryetari Bedri Hamza, deputetë të Parlamentit, komandantë e gjeneralë të luftës, si dhe qytetarë të shumtë.

Me vendosjen e kurorave me lule dhe përmes momenteve të nderimit, të pranishmit përkujtuan dhe nderuan sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, u bënë nderime edhe te përmendorja e dëshmorit Miftar Rreci, si dhe u bë zbulimi i pllakës përkujtimore të OVL-UÇK-së në Llaushe.

Epopeja e UÇK-së mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë, duke simbolizuar qëndresën, guximin dhe sakrificën për liri.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti seancë solemne me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së

Sot, më 5 mars, Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti seancë solemne me rastin e shënimit …