Falënderim i përzemërt për Besa Çekun dhe Elmije Plakiqin për kontributin në Akademinë Përkujtimore për Profesor Ahmet Qeriqin

Faleminderit nga thellësia e shpirtit, e nderuara Besa Çeku, për përkushtimin, seriozitetin dhe nivelin e lartë profesional me të cilin e udhëhoqët akademinë përkujtimore në përvjetorin e parë të Babit tonë. Nën moderimin Tuaj të shkëlqyer, çdo fjalë, çdo kujtim dhe çdo moment mori një peshë të veçantë, duke i dhënë kësaj ngjarjeje një dinjitet, solemnitet dhe nivel të lartë akademik. Me qetësinë, kulturën e fjalës dhe elegancën e paraqitjes Suaj, Ju i dhatë akademisë një dimension edhe më të thellë, duke bërë që kujtimi për babin tonë të përcillet me respektin dhe madhështinë që ai e meriton.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për luftëtaren e lirisë, znj. Elmije Plakiqi, për kontributin dhe fjalën e saj të çmuar në këtë akademi. Prania dhe vlerësimi Juaj për jetën dhe veprën e babit tonë e bënë këtë përkujtim edhe më domethënës dhe më të ndjerë për familjen tonë.

Nga familja e profesor Ahmet Qeriqit, pranoni falënderimet tona më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë për respektin dhe nderimin që treguat.

Ju paçim gjithmonë me shëndet, me nder e mbarësi, dhe u takofshim në festa, gëzime e momente të bukura të jetës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …