Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Këshilltari i Kurtit kërkon urdhër për deputetët: të detyrohen të marrin pjesë dhe të votojnë

Derisa dy lëndë të rëndësishme tashmë janë në shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pushteti po përballet me kritika për presion publik ndaj këtij institucioni. Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se gjykata duhet t’i obligojë deputetët të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe të votojnë. Sipas tij, nëse Kushtetuesja nuk urdhëron vazhdimin e seancës dhe pjesëmarrjen e deputetëve në votim, vendimet e saj rrezikojnë të humbin peshën. Këto deklarata po interpretohen nga kritikët si përpjekje për të ndikuar paraprakisht në vendimmarrjen e gjykatës, në një moment kur institucionet janë futur në një krizë të thellë politike. Ndërkohë, në Kushtetuese janë dorëzuar dy raste: një nga Albulena Haxhiu lidhur me deputetët që nuk morën pjesë në seancë dhe tjetri nga Lëvizja Vetëvendosje kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …