Besnik Tahiri akuzon Albin Kurti për “pangopshmëri” për pushtet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar krizën aktuale politike në vend, duke ia atribuuar përgjegjësinë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Tahiri deklaroi se situata politike lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Kurtit ndaj pushtetit, të cilën ai e cilësoi si “pangopshmëri”. Sipas tij, qytetarët i kanë dhënë mandat Kurtit për të udhëhequr qeverinë dhe për të formuar kabinetin qeveritar, përfshirë edhe rritjen e numrit të ministrive, por jo edhe për të kontrolluar institucionin e presidentit. “Është e drejtë e Kurtit të rrisë ministritë, sepse populli ia ka dhënë besimin për ta bërë qeverinë, por populli nuk i ka dhënë besim për president,” u shpreh Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve për administrimin e drejtësisë

Në Hagë, sot ka nisur faza e deklaratave përfundimtare në rastin ku ish-presidenti i Kosovës, …