Edhe një marrëveshje në mbështetje të fermerëve malishevas

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati së bashku me Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të projektit për bujqësi të qëndrueshme në Kosovë, i mbështetur nga Islamic Relief Switzerland.

Përmes këtij projekti do të subvencionohen fermerët e komunës së Malishevës me serra, spërkatëse dhe shpërndarëse të pluhurit kimik, me qëllim rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e bujqësisë në gjithë teritorin e komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …