Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjën e Dytë për Vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, sot u mbajt mbledhja e dytë për këtë vit kalendarik e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Rahovecit.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë si dhe monitoruesit e seancës.

Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Me shumicë votash, për në mbledhjen e rregullt të kuvendit u ceduan këto pika:

1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizikë dhe juridikë, P-00214-1, ZK-Zoqisht

2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00214-1, ZK-Zoqisht

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së parcelës, P-02240-80 në zonën kadastrale Rahovec

4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 31/25, të datës 28.3.2025, për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin 01 Nr. 50/25, të datës 29.4.2025, “Park Hotel Plaza”, Rahovec

5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katrorë)

6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katror), P-00413-2 ZK-Rahovec

7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2024 dhe 2025, në vitin 2026

8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2026;

9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Komunal për Riintegrimin e Qendrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Rahovecit 2026 – 2028

10. Shqyrtimi i informatës së DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025-2026

11. Shqyrtimi i raportit vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2025.

Në fund të mbledhjes, kryesuesi i njoftoi anëtarët e KPF-së, se për në mbledhjen e rregullt të kuvendit, në rend dite do të jenë edhe këto 5 pika:

1. Draft-rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për shërbime publike, 01 Nr. 2917, e datës 26.10.2018

2. Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës dhe objektit te sheshi qendror

3. Vendimi për caktimin e komisionit për dhënien e pronës në shfrytëzim afatgjatë

4. Formimi i komitetit jo obligativ për Shërbime Publike

5. Formimi i komitetit jo obligativ për Emergjenca.

Kontrolloni gjithashtu

Diskutohet bashkëpunimi me Akademinë Politike “Arbër Xhaferi” për fuqizimin e të rinjve

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe …