Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përmes Qendrës për Punë Sociale, në bashkëpunim me Fondacionin Zayed for Good, ka bërë sot shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për familjet në nevojë në këtë komunë.
Kjo ndihmë është realizuar në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, me qëllim që të mbështeten familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.
Zyrtarët komunal të kësaj drejtorie kanë theksuar se solidariteti dhe ndihma ndaj familjeve në nevojë mbetet një ndër prioritetet e vazhdueshme të komunës, sidomos në periudha të veçanta si Ramazani, kur ndihma dhe përkujdesja për njëri-tjetrin marrin një kuptim edhe më të madh.
Ndërkaq, familjet përfituese kanë shprehur mirënjohje për këtë mbështetje, e cila do t’u ndihmojë të përballojnë më lehtë nevojat gjatë kësaj periudhe festive.