Kryetari Haliti mbajti mbledhjen e rregullt me Bordin e drejtorëve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt me Bordin e Drejtorëve, ku janë trajtuar një sërë çështjesh që lidhen me aktivitetet dhe angazhimet e komunës në ditët dhe javët në vijim.

Në këtë takim është diskutuar për përgatitjet dhe ecurinë e organizimit të manifestimit tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”, i cili edhe këtë vit pritet të mbledhë aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe përkujtimore. U theksua se manifestimi i sivjetmë ka një simbolikë të veçantë, pasi përkon me 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi.

Gjatë mbledhjes u trajtua edhe çështja e bursave për studentë. Drejtorët diskutuan për kriteret që do të aplikohen, numrin e përfituesve dhe procedurat që do të ndiqen, me qëllim që përkrahja komunale të shkojë tek studentët që kanë më shumë nevojë dhe rezultate të mira në studime.

Po ashtu u diskutua edhe për vizitën zyrtare që kryetari Haliti pritet ta zhvillojë javën e ardhshme në Kirchain të Gjermanisë, vizitë e cila lidhet me bashkëpunimin ndër komunal dhe forcimin e lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë.

Në fund të takimit janë shqyrtuar edhe çështje të tjera që lidhen me punët dhe projektet aktuale të komunës, me theks në koordinimin e aktiviteteve dhe përmbushjen e obligimeve institucionale në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti studenten e talentuar Bademe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në zyrën e tij studenten e …