Ligjëruesi i shkencave politike Valon Murati ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosova, duke thënë se bashkëpunimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk ka qenë një koalicion i qëndrueshëm politik. Sipas tij, raporti mes tyre ka qenë më shumë një “martesë interesi” sesa një bashkëpunim i bazuar në pajtueshmëri politike. “Ka qenë një martesë interesi… të gjithë ne që e njohim rrugëtimin qoftë të z. Kurti, qoftë të znj. Osmani këtë e kemi ditur. Po ashtu e kemi ditur dhe e kemi përcjellë që nga fillimi që nuk ka pasur pajtueshmëri në këto 4–5 vite”, ka deklaruar Murati. Ai ka theksuar se për shkak të kompetencave më të kufizuara që ka institucioni i presidencës, Osmani shpesh ka mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj kryeministrit, megjithëse sipas tij kanë ekzistuar edhe mospajtime të thella mes tyre. Murati ka shtuar se në disa raste presidentja ka luajtur rol në zbutjen e pasojave të tensioneve ndërkombëtare që ka pasur qeveria e Kosovës. Sipas tij, izolimi i kryeministrit Kurti në arenën ndërkombëtare është mbuluar në një masë nga aktiviteti diplomatik i presidentes Osmani, duke përmendur edhe kufizimet në raportet dhe vizitat zyrtare të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në raportet me Bashkimi Evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
