Fillon rregullimi i sipërfaqeve kadastrale në tri zona të Komunës së Vitisë

Komuna e Vitisë ka nisur zbatimin e projektit për rregullimin e sipërfaqeve në zonat kadastrale Radivojcë, Sadovinë e Çerkezve dhe Tërpezë.

Ky projekt i rëndësishëm synon përmirësimin e gjendjes kadastrale, saktësimin e të dhënave pronësore si dhe forcimin e sigurisë juridike për qytetarët. Përmes këtij procesi, pritet të krijohet një pasqyrë më e qartë dhe e besueshme e pronave, duke lehtësuar edhe procedurat administrative për qytetarët.

Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Viti, bën të ditur se të gjitha shërbimet që ofrohen në kuadër të këtij projekti do të jenë pa pagesë për qytetarët.

Me qëllim të informimit të drejtë dhe të plotë të banorëve, janë paraparë edhe takime publike në këto lokacione dhe orare:

Radivojcë: më 31 mars, në ora 17:00, në SHFMU “Nazmi Pajaziti”

Sadovinë e Çerkezve: më 31 mars, në ora 19:00, në SHFMU “Njazi Rexhepi” në Sllatinë e Epërme

Tërpezë: më 1 prill, në ora 17:00, në SHFMU “Hysen Tërpeza”

Komuna e Vitisë fton të gjithë qytetarët e këtyre zonave që të marrin pjesë në këto takime, me qëllim që të informohen më nga afër për përfitimet dhe procedurat që përfshin ky projekt.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit. Mbledhjen e …