Komuna e Rahovecit përfundon projektin e sistemeve Bio-Septike

Komuna e Rahovecit ka përfunduar me sukses ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Nga ky projekt përfitojnë rreth 3,500 banorë të fshatrave Pataqan i Epërm, Retijë, Polluzhë, Pataqan i Poshtëm, Pastasel dhe Lagjja 1 në Rahovec, të cilët tashmë kanë qasje në një sistem modern dhe të sigurt për trajtimin e ujërave të zeza.

Projekti ka ndikuar në:

▪️Uljen e ndotjes së mjedisit

▪️Përmirësimin e shëndetit publik

▪️Rritjen e kushteve higjieno-sanitare

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit. Mbledhjen e …