Selvete Avdullahu fituese e Orës së madhe letrare të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në vazhdën e aktiviteteve të manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”, është mbajtur Ora e Madhe Letrare, një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike të këtij manifestimi, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 25-të. Ky aktivitet mblodhi poetë dhe krijues nga të gjitha trevat shqiptare, duke sjellë një atmosferë të pasur me vargje, emocione dhe frymëzim letrar. Pjesëmarrësit prezantuan krijimet e tyre më të mira, duke dëshmuar për nivelin e lartë të krijimtarisë bashkëkohore shqipe.

Juria profesionale, pas shqyrtimit të poezive konkurruese, ka përzgjedhur më të mirat, duke ndarë edhe çmimet. Vendi i parë iu dha Selvete Avdullahut, vendi i dytë iu nda Fatos Rushitit, si dhe vendi i tretë i takoi Minivere Muja Maka. Ndërkohë, çmimi kryesor i kësaj ore letrare iu nda Merxhan Avdylit, për vlerat e veçanta artistike dhe nivelin e lartë të krijimtarisë së tij. Në kuadër të mbështetjes së talenteve të reja, çmimi për të rinjtë iu nda Suela Fazliut.

Ora letrare dëshmoi edhe një herë rëndësinë që ka “Flakadani i Karadakut” në promovimin e vlerave kulturore dhe letrare, duke mbetur një hapësirë e rëndësishme për bashkimin dhe afirmimin e krijuesve shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kujtohet 24 Marsi në Viti – Homazhe pranë memorialit të Madeleine Albright

Me rastin e 27-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, institucionet komunale të Vitisë kanë …