U mbajt mbledhja e Komitetit Konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, të komunës së Rahovecit, nën udhëheqjen e Kryesueses Samra Kërqagu, u mbajt mbledhja e parë e komitetit për vitin 2026.

Qëllimi i komitetit është që të sigurohet që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror, të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale.

RENDI i ditës ishte ky:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Zgjedhja e zëvendëskryesuesit/es të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2026;

4. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …