Në përvjetorin e 27-të rënies së dëshmorëve të kombit, Ragip Hoti (vëllau i Ukshin Hotit), Xhemajli e Shukri Hoti, Sami e Agim Nalli, Agim Hoti dhe Njazi Gashi janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve.
Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të subjekteve politike, bashkëluftëtarë të dëshmorit, si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Të pranishmit nderuan me respekt dhe mirënjohje jetën dhe veprën e shtatë dëshmorëve duke vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri.
“Bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë – veteranë të UÇK-së, në 27-vjetorin e rënies së tyre mes fshatrave Krushë e Madhe, Nagac e Qëndresë (Randobravë), nderuam shtatë dëshmorët: Ragip Hotin (vëllaun e Ukshin Hotit), Xhemajli e Shukri Hotin, Sami e Agim Nallin, Agim Hotin dhe Njazi Gashin”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Smajl Latifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
