Ekspozita e autorit Shkëlzen Gashi e vendosur në sheshet e Prishtina, e cila synonte të pasqyronte një pjesë të masakrave gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka nxitur reagime të ashpra për shkak të pretendimeve për pasaktësi dhe përmbajtje të kontestueshme. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë për të hënën, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar ekspozitën si fyese ndaj historisë së luftës dhe viktimave. Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se ajo që është paraqitur në këtë ekspozitë nuk mund të konsiderohet gabim, por fyerje e drejtpërdrejtë ndaj sakrificës së luftës. “Nuk do të lejojmë të përdhoset lufta jonë, nuk pranojmë të relativizohen krimet serbe dhe nuk do të heshtim përballë fyerjeve ndaj viktimave tona”, është shprehur Syla. Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se përmes saj synohet mbrojtja e së vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës çlirimtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
