leoni

Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave fillon sesionin vjeshtor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të takimin e së  mërkurës pritet të caktojë  seancën e radhës. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të shtrohet për diskutim në seancën e parë të vjeshtës në Kuvend, për shkak se Qeveria ende nuk e ka riproceduar,  meqë ka filluar disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit.  Qeveria e ka tërhequr në seancën e fundit nga rendi i ditës dhe tani kryeministri Isa Mustafa po kërkon konsensus para se ta riprocedojë në Kuvend. Në këtë kuadër ai ka filluar takimet tashmë me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit që udhëhiqen edhe nga partitë opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …