Vizat schengen

Vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e BE-së mund të liberalizohen vizat

Ambasada e Gjermanisë në Kosovës sërish ka përkujtuar se vetëm në kohën kur do të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian mund të liberalizohen vizat. Komisioni Evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian, Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për Ambasadën gjermane në Prishtinë, çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është qartësuar përfundimisht përmes komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-presidentja e vendit, i cili duhet të plotësohet si kriter, për të mundësuar liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Eurodeputeti, Lukas Mandl kërkon nga vendet anëtare të BE-së që urgjentisht të hiqen vizat për Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt BE-së

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, duke theksuar …