Deputeti shqiptar në kantonin e Gjenevës, Leonard Ferati, ka thënë se është përballur me kritika nga përfaqësues të partive të së djathtës ekstreme në Zvicër për shkak të mbështetjes së tij publike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ferati tha se disa persona e kanë akuzuar se po mbështet njerëz që i cilësojnë si kriminelë lufte. Ai theksoi, megjithatë, se këto reagime nuk e kanë penguar të shprehë qëndrimin e tij. Ferati i lidhi kritikat me narrativa që, sipas tij, burojnë nga propaganda serbe dhe qarqe të së djathtës ekstreme. Ai tha se zhvillimet gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptohet ndërkombëtarisht lufta çlirimtare dhe pavarësia e vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
