Kryesia e Kuvendit të Kosovës të takimin e së mërkurës pritet të caktojë seancën e radhës. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të shtrohet për diskutim në seancën e parë të vjeshtës në Kuvend, për shkak se Qeveria ende nuk e ka riproceduar, meqë ka filluar disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit. Qeveria e ka tërhequr në seancën e fundit nga rendi i ditës dhe tani kryeministri Isa Mustafa po kërkon konsensus para se ta riprocedojë në Kuvend. Në këtë kuadër ai ka filluar takimet tashmë me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit që udhëhiqen edhe nga partitë opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …