Në deklaratën e parë publike pas shpalljes fitues në zgjedhjet e së dielës, Muharem Rama nga Partia Socialiste u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën për Bashkinë e Dibrës. Rama tha se kjo është një ditë e madhe për Dibrën e Dibranët, ndërsa puna e parë që do të bëjë si kryebashkiak i qytetit veri-lindor do të jetë infrastruktura. “Kjo është një ditë e madhe për Dibrën dhe këtë fitore ja kushtoj elektoratit. Do të jetë infrastruktura, që është në gjendje të mjerueshme”, deklaroi ai. Pas përfundimit të 118 kutive në total, Kandidati i ASHE, Muharem Rama mori 18602 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu 14435 vota. Numërimi i votave nisi rreth mesnatës dhe u ndërpre në orët e para të mëngjesit, për të vijuar paraditen e së hënës. Ndërkohë, Damian Gjiknuri, si koordinator në fushatën e Muharem Ramës dhe se shumica mori besimin e dibranëve. “Morëm besimin e elektoratit të Dibrës dhe koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje. Ne ju sollëm një njeri, ata ju sollën një slogan”, deklaroi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik
Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …