Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon konferencën e nivelit të lartë: “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, e cila synon të vë në pah rëndësinë e financimit efektiv të arsimit, si domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e arsimit si parakusht i zhvillimit ekonomik. Sipas njoftimit, fjalën e hapjes në konferencë do ta ketë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ndërsa punimet e Konferencës do t’i përshëndesin: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe e ngarkuara me detyrë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Christina Gehlsen. Në konferencë pritet të marrin pjesë edhe drejtues të ministrive përkatëse, ambasadorë të shteteve të tjera, përfaqësues të Bankës Botërore, shoqërisë civile si dhe bashkëpunëtorë dhe ekspertë tjerë të rëndësishëm në fushën e arsimit.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …