Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Qeveria po diskriminon sektorin privat, paga minimale mbetet nën dinjitet

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar ashpër qeverinë për, siç tha, neglizhencën ndaj punëtorëve të këtij sektori, sidomos pas vendimit për ndarjen e pagës së 13-të për sektorin publik. Azemi theksoi se ndërkohë që punëtorët e sektorit privat vazhdojnë të përballen me paga të ulëta, deputetët e Kuvendit kanë përfituar mijëra euro pa angazhim real. “Punëtorët e sektorit privat edhe tani marrin paga rreth 292 euro apo edhe më pak”, deklaroi ai. Ai vuri në pah edhe zotimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për ndarjen e 200 milionë eurove, duke e cilësuar këtë si një veprim të kufizuar dhe të motivuar politikisht. Sipas Azemit, përfitimet për sektorin privat janë minimale dhe zakonisht ndodhin vetëm në prag të zgjedhjeve. “Sikur të mos ishte ndjerë era zgjedhje, nuk do të ishte bërë as kjo”, u shpreh ai, duke akuzuar qeverinë për qasje selektive dhe diskriminuese ndaj punëtorëve të sektorit privat.

Kontrolloni gjithashtu

Akademik Arsim Bajrami mbështet kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut

Akademik Arsim Bajrami ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë …