Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar drejtorin e shkollës në Sllatinë të Epërme për iniciativën dhe angazhimin në aksionin për rregullimin e ambientit të jashtëm të shkollës.

Ai vlerësoi lart bashkëpunimin me komunitetin, duke theksuar se ky është një shembull i mirë i mobilizimit qytetar për përmirësimin e hapësirave publike.

Haliti bëri të diltur se Komuna e Vitisë do të jetë në përkrahje të plotë të këtij aksioni, duke ofruar kapacitetet e saj për të ndihmuar në realizimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …