Bedri Hamza: Nuk presim që Qeveria t'i realizojë premtimet e paraqitura me programin qeverisës

Bedri Hamza: Mos e ndani Kuvendin në ‘pro-biznes’ e ‘pro-qytetar’, pa ekonomi të fortë s’ka mirëqenie”

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kundërshtuar narrativën ndarëse në Kuvend, sipas së cilës disa deputetë paraqiten si mbrojtës të qytetarëve dhe të tjerët si përkrahës të bizneseve në dëm të tyre. Sipas Hamzës, një qasje e tillë është e gabuar dhe dëmton diskutimin real për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. “Është detyrë e jona të krijojmë kushte për bizneset, sepse nuk ka shtet të zhvilluar dhe të qëndrueshëm ekonomikisht pa biznese të forta. Në të njëjtën kohë, institucionet duhet të mbrojnë standardin e qytetarëve dhe të drejtat e konsumatorëve”, u shpreh ai. Hamza kritikoi edhe qeverinë për, siç tha, mungesë qartësie në Projektligjin për çmimet tavan, duke ngritur dilema mbi efektet reale të tij në treg. “Mos të shesim mjegull çka rregullon ky ligj? A po u themi qytetarëve se me miratimin e tij do të ulen çmimet e vajit, bukës, kripës e sheqerit? Nëse rritet kostoja e prodhimit, si është e mundur të ulen çmimet?”, theksoi ai. Në fund, Hamza bëri thirrje për kujdes në vendimmarrje dhe respektim të parimeve kushtetuese, duke theksuar se mbrojtja e Kushtetutës nuk duhet të shihet si pengesë, por si obligim institucional.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …