Besnik Tahiri kundër çmimeve tavan: Ligj me diktat dhe bord ‘i pavarur’ nën kontroll të qeverisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar Projektligjin për çmimet tavan, duke e cilësuar atë si të shkëputur nga misioni që pretendohet në përmbajtjen e tij dhe të hartuar pa konsultime të nevojshme. Ai ngriti pyetje nëse qeveria ka zhvilluar takime me prodhuesit, furnitorët apo me Këshillin Ekonomiko-Social gjatë hartimit të projektligjit, duke sugjeruar mungesë të dialogut me akterët kryesorë ekonomikë. Sipas Tahirit, ligji u imponohet operatorëve ekonomikë dhe reflekton një qasje të centralizuar që, siç tha ai, funksionon “me diktat të plotë”. Duke iu referuar dispozitave të projektligjit, ai vuri në pikëpyetje pavarësinë e bordit të paraparë, duke theksuar se përbërja e tij kontrollohet nga ekzekutivi. “Dy anëtarë vijnë nga MINT-i, ndërsa tre të tjerë përzgjidhen nga qeveria. Të pestit pastaj votohen në Kuvend, ku shumica i miraton pa vështirësi”, deklaroi Tahiri. Në përfundim, ai theksoi se ky projektligj nuk duhet të kalojë në Kuvend, pasi sipas tij, krijon një strukturë paralele brenda ministrisë dhe cenon funksionimin institucional. “Ky bord është strukturë paralele e dikastereve brenda ministrisë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …