U përurua Dhoma e Kontaktimit në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Elshani, theksoi se u shënua një hap i rëndësishëm për mirëqenien e fëmijëve, me përurimin e Dhomës së Kontaktimit. Ai nënvizoi se ky investim vendos fëmijën në qendër të kujdesit institucional, duke ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve familjare edhe në situata të ndjeshme, si dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm për trajtimin me profesionalizëm të rasteve nga institucionet përkatëse.

Nga sektori i Policisë së Kosovës, Zenel Haliti, theksoi rëndësinë e këtij institucioni, duke e cilësuar si shumë të domosdoshme për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përshtatshëm për fëmijët.

Mirënjohje e veçantë për Shoqatën “ Bereqeti” si dhe të gjithë donatorët që bënë të mundur realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për komunitetin tonë. Sepse çdo investim për fëmijët është investim për një të ardhme më të sigurt dhe më humane.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …