U përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit, Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e atdheut.
Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, Komandant Çeliku, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, si dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, z. Metush Kryeziu, përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast u vlerësua lart kontributi dhe përkushtimi i dëshmorëve për çlirimin e vendit, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet një frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!