Komuna e Skenderajt ka përkujtuar me nderim të thellë dëshmorin e kombit, pjesëtarin e njësitit special “Tigrat e Zi”, luftararin sypatrembur Fehmi Rama nga Likofci.
Fehmiu ishte ndër ata burra që në momentet më të vështira të historisë sonë zgjodhi rrugën e sakrificës për lirinë e atdheut. Me guxim, vendosmëri dhe shpirt luftëtari, Fehmiu u rreshtua në vijën e parë të frontit, duke dhënë gjithçka nga vetja për një Kosovë të lirë.
Rënia e tij është plagë e pashëruar për familjen dhe kombin, por njëkohësisht është dritë që ndriçon rrugën tonë drejt kujtesës dhe përgjegjësisë për të mos harruar kurrë çmimin e madh të lirisë.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Fehmi Rama dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës!