Ferat Shala kundër projektligjit për ujërat: Pa analizë, krijon konfuzion dhe barrë të re

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër projektligjin për financimin e menaxhimit të burimeve ujore të propozuar nga Qeveria e Kosovës. Ai vlerëson se dokumenti është hartuar pa analizë serioze dhe pa qartësi konceptuale, duke mos adresuar problemet reale të sektorit. Shala thekson se financimi i burimeve ujore është trajtuar tashmë përmes legjislacionit në fuqi dhe nuk ka nevojë për një ligj të ri që vetëm përsërit parime si “ndotësi paguan” dhe “shfrytëzuesi paguan”. Ai ngriti shqetësim edhe për përfshirjen e taksave ndaj sektorit të bujqësisë, duke paralajmëruar pasoja për fermerët dhe ekonominë. Sipas tij, projektligji nuk sjell risi, por ndërlikime të panevojshme dhe rrezik për paqartësi institucionale. Në përfundim, Shala kërkoi që ky projektligj të mos miratohet dhe çdo ndryshim të bëhet brenda kornizës ekzistuese ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …