Kush Kosovën ma mbështolli
në flamurin blu ?!..
( Ju lutem mos më merrni
si kokëkrisur e plotë huqe)
U nxeha keq dhe nuk di as vet
Se si po ecja kuturu..
Dhe nga inati e vesha tërësisht,
të gjithën në të kuqe !
—-
Përsëri nuk arrita të bindem,
ndaj me mëndjen time
Në çast e mendova
të sapo çelur si një lule burbuqe
E vesha Kosovën…
me kostum nusërie, por çudi !…
Ajo dhe pse e bardhë,
më çfaqej krejtësisht në të kuqe !
——
Provova një herë “ gri-në”
në ngjyrën që ka baroti
Booo-boo !! Të tillë zemërim,
dardanësh nuk pata parë !
Me flakë e zjarr ,
shkëmbenjtë e saj krejtësisht i dogji
Kthyer të gjithë në gëlqere…
pluhur e tym tè bardhë !
—-
Mendova në çast,
t’ i vendosja shaminë e zezë mbi krye
Për gjithè bijtë që na ranë kudo,
me armë në dorë
Me neveri të zezën…
në gjyrë të korbit tërësisht e grisi
Të kuqen e flamurit,
ajo e ruante vetëm për dèshmorè !
—-
Ngjyrën e ” kafe-jtë” të tokës
i’a dhashë njëherë
AJO heshti e nuk di,
por një pikë lot lëshoi përpak
Dardania – më tha
vërtetë ka dheun me këtë ngjyrë
Por më shumë se e “kafe-jta,
ngjyer” është e kuqe gjak !
—-
Natyrshëm lind dhe pyetja:
Po të verdhën ngjyrë e jeshil
A mos vallë autori,
krejt rastësisht t’i ketë harruar ?
Jo- Jo ! Shtatë ngjyrat e pranverës,
s’mund tja sjellin paqen
Prej trungut e shkëputur!
E me shpirt të përgjysmuar
——
Kosova ime …ndalu të lutem,
ndalu, të të përulem pak
Më çudi ky shpirti yt i bardhë,
bozhur i kuq, ndezur flakë !
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
