U mbajt mbledhja e III-të e Komitetit për Komunitete

Në Deçan u mbajt mbledhja e III-të e Komitetit për Komunitete, e kryesuar nga kryesuesi z. Shkelzen Berisha, me pjesëmarrjen e anëtarëve të komitetit, përfaqësuesve të Zyres Lokale pë Komunitete si dhe organizatave ndërkombëtare UNMIK, OSBE dhe KFOR.

Në këtë mbledhje u miratua njëzëri procesverbali nga mbledhja e kaluar, ndërsa u prezantua edhe raporti i ZLK-së, ku u theksua se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur raste të riatdhesimit. Gjithashtu, u diskutua për një kërkesë për pastrimin e varrezave në fshatin Rastavic, si dhe për fillimin e fushatës së regjistrimit falas për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian gjatë muajit prill.

Në vijim, përfaqësuesi i DKA-së, z. Ramiz Bajramaj prezantoi gjendjen e vijueshmërisë së nxënësve të komuniteteve jo shumicë në shkollat e Komunës së Deçanit, duke paraqitur të dhëna konkrete dhe sfidat që lidhen me ndjekjen e rregullt të mësimit.

Gjatë diskutimeve, u trajtuan edhe çështje të ndryshme, përfshirë kërkesat për informata nga institucionet përkatëse, si dhe u aprovua propozimi që mbledhjet e Komitetit për Komunitete të mbahen çdo të premte të javës së dytë të çdo muaji.

Në përfundim, kryesuesi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe kontributin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …