Veliaj dhe Ahmeti

Veliaj dhe Ahmeti: Do ta thellojmë bashkëpunimin në mes të dy kryeqyteteve tona

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot  në takim kryetarin e Bashkisë së  Tiranës, Erion Veliaj. Në konferencë për media ata kanë thënë se  takimin nuk e kanë bërë vetëm sa për ta bërë, por në radhë të parë me qëllim që të thellojnë bashkëpunimin në mes të dy kryeqyteteve. Më vjen shumë mirë që e takoj shokun tim, Shpendin. Unë dhe Shpendi nuk shmangemi nga politika dhe zhvillimi në vend, por fokusohemi shumë që kryeqytetet të zhvillohen. Ne do të këmbejmë përvojat e njëri – tjetrit, ka thënë,  Erion Veliaj, i cili  gjatë  vizitës dyditore në Kosovë  do të takohet me kryetarin Hashim Thaçi, kryekuvendarin, Kadri Veseli, ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj si dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …